Bota
Rusia godet një anije pranë Odesës, Moska: Transportonte armë për ushtrinë ukrainase
Forcat ruse kanë goditur një anije transporti në Detin e Zi, në jug të qytetit ukrainas të Odesës.

Forcat ruse kanë goditur një anije transporti në Detin e Zi, në jug të qytetit ukrainas të Odesës, sipas një njoftimi të Ministria ruse e Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se anija që u godit ishte një anije mallrash që ndodhej në det dhe transportonte ngarkesa ushtarake për nevojat e ushtrisë ukrainase. Autoritetet ruse nuk dhanë hollësi të tjera për anijen apo pasojat e sulmit.