Mësimet e vlefshme të jetës që shpesh i kuptojmë vonë
Pet Bautista, një ish-drejtues biznesi, ndan gjashtë mësime që do të donte t’i kishte kuptuar më herët, duke kujtuar se si suksesi profesional mund të pushtojë gjithë jetën dhe se shëndeti është pasuria më e madhe.

Në moshën 40-vjeçare, karriera, ambicia dhe suksesi profesional duken shpesh si parësitë më të rëndësishme të jetës. Por, kur i afrohesh të 80-ave, kupton se shumë prej gjërave për të cilat ke punuar fort nuk kanë më të njëjtin peshe. Pet Bautista, ish-drejtues biznesi, ndan gjashtë mësime që do të donte të kishte kuptuar më herët.
Në moshën 40-vjeçare, ai besonte fort te disiplina, ambicia dhe përkushtimi profesional. Edhe sot nuk është penduar për karrierën, e cila i dha mundësi, përvojë dhe miqësi të çmuara. Por, duke iu afruar të 80-ave, ai e sheh suksesin nga një këndvështrim tjetër.
Një goditje në tru, që pësoi në moshën 62-vjeçare dhe që gati i kushtoi jetën, ndryshoi rrënjësisht parësitë e tij. Problemet e biznesit, dikur kaq të rëndësishme, papritur humbasin peshe përballë shëndetit dhe jetës.
Nga përvoje personale, ai vëçon gjashtë mësime që do të donte të kishte ditur në moshën 40-vjeçare.
1. Shëndeti është pasuria më e madhe. Njerëzit shpenzojnë vite duke menaxhuar rrezika financiare dhe profesionale, por shpesh neglizhojnë shëndetin. Pa të, bëhet shumë e vështirë të shijosh frytet e punës dhe gjithçka që ke ndërtuar.
2. Puno fort, por mos harro të jetoosh. Ambicia nuk është diçka e keqe, por karriera mund të pushtojë gjithë jetën. Pas çdo ngritjeje në detyrë apo arritjeje profesionale shfaqet një objektiv tjetër. Ekuilibri nuk nënkupton ndarjen e barabartë të kohës, por aftësinë për t'u dhënë vend gjërave që kanë rëndësi.
3. Familja meriton më shumë sesa koha që mbetet. Shumë njerëz punojnë fort për t'u siguruar një jetë më të mirë familjarëve, por sigurimi i të ardhurave nuk është i njëjti me praninë pranë tyre. Fëmijët rriten, prindërit plaken dhe momentet e zakonshme, si darkat, udhëtimet apo bisedat, bëhen kujtime më të vlefshme.
4. Pozicioni t'i jep autoritet, jo respekt. Një titull drejtues nuk garanton respektin e të tjerëve. Ai fitohet përmes drejtësisë, mirësisë dhe mënyrës si trajtohen njerëzit. Në fund, kolegët mund të harrojnë rezultatet financiare, por kujtojnë sjelljen e drejtuesve, veçanërisht në kohë të vështira.
5. Marrëdhëniet bëhen më të rëndësishme me kalimin e viteve. Arritjet profesionale humbasin gradualisht rëndësinë përballe miqësive dhe lidhjeve njerëzore. Për Bautistën, një nga mësime të mirë të një jetë të suksesshme është cilësia e marrëdhënieve të ndërtuara në vite.
6. Gjej arsyen për të cilën jetoj dhe prano se ajo mund të ndryshojë. Japonezët përdorin fjalën ikigai për të përshkruar atë që i jep kuptim jetës. Në moshën 40-vjeçare, për Bautistën ishte puna. Sot, kuptimin e gjen edhe te familja, miqësitë, shkrimi, ndarja e përvojave dhe ndihma ndaj të tjerëve.