Soros dhe fenomeni Veliaj: një skenar i maskuar në politikën shqiptare
Erion Veliaj ka denoncuar kryeministrin Rama për një mesazh të nisur nga Toni Gogu, duke e akuzuar atë si një shantazhues që kërkon ta kalbë me 100 vite burg. Kjo skenar duket të jetë një skenar tipik i maskuar, ku kriza që ka pllakosur politikën shqiptare kërkoi një deshim të daljes nga situata me skenarë të maskuar.

Gjatësia e krizës që ka pllakosur politikën shqiptare ka kërkuar një deshim të daljes nga situata me skenarë të maskuar. Kjo është e qartë në skenarin që u shfaq sot, ku Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka denoncuar kryeministrin Rama për një mesazh të nisur nga Toni Gogu. Veliaj e akuzon Raman si një shantazhues që kërkon ta kalbë me 100 vite burg. Skenari është i qartë: Veliaj del si udhëheqësi i revolucionit dhe si i tillë është i denonuar politik i Edi Ramës.
Në fakt, situata është inkandesente dhe protestat dhe lëvizja studentore kanë shkaktuar një traumë të frikshme për politikën shqiptare. PD dhe PS janë në grahmat e fundit të ekzistencës dhe mesazhet e këtyre protestave janë të qarta. Rama në burg Berisha është mesazhi i qartë se partitë tradicionale kanë mbyllur ciklin dhe protestat masive kanë bërë të qarta, nëpërmjet qëndrimit të prerë kundër PD-PS.
Protesta është bërë institucion, pavarësisht sasisë dhe numrave. Politika e galvanizuar është në kuotat e saj më të ulëta në raport me opinionin qytetar. Brenda protestës ka një masë heterogjene interesash, ku gëllojnë berishistët, të majtët, radikalët, grupi i Shehajt, Qorrit, Lapajt, agjencurat të ndryshme dhe disa grupe të tjera që janë më pak të identifikueshme. Mbi të gjitha në këto protestë spikat roli i grupimit Soros, i cili është dhe një nga financuesit kryesorë të lëvizjes. Në këto kushte, organizatori kryesor, Soros kërkon të sigurojë garancinë që drejtimi i kësaj proteste të mos të përfundojë në duar të pasigurta, të cilat mund të devijojnë qëllimin kryesor të tyre. Dalja nga kontrolli i drejtimi i protestës, krijon pasiguri për strukturën që ka investuar, për vetë faktin se nga kjo protestë mund të burojë pushteti i ardhshëm. Rënja e këtij pushteti në duar të pakontrolluara ka bërë që mazhoranca me Edi Raman të pranojë skenarin sorosian për të krijuar një skenar të ri për të dalë me një udhëheqës në krye të protestës.
A po martirizohet kryetari i Bashkisë së Tiranës në mënyrën qëllimshme për të krijuar liderin e ri të protestës, duke i krijuar idenë se vetë Edi Rama po e persekuton politikisht si lideri i Flamingove? Në fakt, Erion Veliaj është një nga investimet më të rendesishme të Soros dhe ka qenë një nga pretenduesit e tij për vazhdimësinë post Rama. Sipas burimeve të vetë fondacionit Soros, arrestimi i tij është bërë burim debati midis Aleks Soros dhe Edi Ramës, ku mësohet se i është kërkuar kryeministrit lirimi i Velisë. Situata e krijuar "me dashje" nga vetë Edi Rama të bënë të aludosh se kemi taktikë të mirëmenduar për të krijuar një situatë të favorshme për Velinë në opinion.