Egnatia ofron 100 mijë euro premio për fitoren në Rumani
Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Universitatea Craiova në Rumani në ndeshjen e tretë të fazës së ligës së Conference League.

Kampionët e Shqipërisë do të përballen me Universitatea Craiova në Rumani, më 5 nëntor, në orën 21:00, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të fazës së ligës së Conference League. Për këtë transfer, drejtuesit e klubit rrogozhinas kanë vendosur 100 mijë euro premio në rast fitoreje, ndërsa edhe barazimi do të shpërblehet me 30 mijë euro. Skuadra e Nevil Dedes udhëton drejt Rumanisë me besim të shtuar, pas dy barazimeve të regjistruara në Evropë ndaj danezëve të Midtjylland dhe Aarhus. Egnatia synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv, që do ta afronte me objektivin për të vazhduar aventurën evropiane. Një sfidë me rëndësi të madhe sportive, por tashmë edhe me një motivim financiar të konsiderueshëm.