Aktori i famshëm i Hollywood-it, Nicolas Cage, është i detyruar të jetojë në hotele pasi banesa e tij është bërë e pabanueshme për shkak të një grope gjigante q
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Nicolas Cage, është i detyruar të jetojë në hotele pasi banesa e tij është bërë e pabanueshme për shkak të një grope gjigante që është krijuar pranë pronës së tij në Malibu.

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Nicolas Cage, është i detyruar të jetojë në hotele pasi banesa e tij është bërë e pabanueshme për shkak të një grope gjigante që është krijuar pranë pronës së tij në Malibu. Gropa, e cila është rreth 30 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, është shkaktuar nga erozioni bregdetar dhe është shpallur të pasigurta 31 prona në lagje.
Cage ka treguar se për momentin është pa një banesë të përhershme dhe se nuk mund të shijojë Halloween-in siç do të dëshiroja. Ai ka pasur ndër vite një portofol të jashtëzakonshëm pasurish të paluajtshme, të financuar nga suksesi i filmave të tij në Hollywood. Ai kishte në pronësi edhe dy kështjella në Evropë, përfshirë Midford Castle në Somerset, të blerë për rreth 7.6 milionë paund, si dhe një shtëpi luksoze në qytetin historik të Bath, me vlerë rreth 4 milionë paund.
Situata është aq serioze sa autoritetet e qytetit të Malibu kanë shpallur të pasigurta 31 prona në lagje. Shtëpia e Cage është një vila luksoze me vlerë rreth 10 milionë dollarë, e cila është rrezikuar nga një gropë gjigante që është hapur në zonën e rrugës automobilistike, pranë garazhit të banesës.