Aktualitet

BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Rruga e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE duket më e shpejtë. Podgorica, sipas REL-së, ka gjasa ti përfundojë negociatat për anëtarësim në bllokun europian deri në fund të këtij viti, dhe nënshkrimi i marrëveshjes parashikohet në qershor 2027. Sipas një plani paraprak të KE-së, Mali i Zi synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave gjatë dy konferencave ndërqeveritare, që pritet të mbahen tani, në nëntor dhe dhjetor. Aktualisht, vendi ka mbyllur 21 nga 33 kapitujt e negociatave. Në fazën përfundimtare pritet të përfshihen edhe kapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore. Pas përfundimit të negociatave, në pranverën e vitit 2027 pritet të finalizohet dr

Foto nga burimi: BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027

Rruga e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE duket më e shpejtë. Podgorica, sipas REL-së, ka gjasa ti përfundojë negociatat për anëtarësim në bllokun europian deri në fund të këtij viti, dhe nënshkrimi i marrëveshjes parashikohet në qershor 2027. Sipas një plani paraprak të KE-së, Mali i Zi synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave gjatë dy konferencave ndërqeveritare, që pritet të mbahen tani, në nëntor dhe dhjetor. Aktualisht, vendi ka mbyllur 21 nga 33 kapitujt e negociatave. Në fazën përfundimtare pritet të përfshihen edhe kapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore. Pas përfundimit të negociatave, në pranverën e vitit 2027 pritet të finalizohet draft-marrëveshja e anëtarësimit, e cila më pas duhet të miratohet nga institucionet evropiane dhe vendet anëtare. Marrëveshja do të parashikojë gjithashtu monitorim të vazhdueshëm të Malit të Zi deri në anëtarësimin e plotë, ndërsa në rast të mosrespektimit të kushteve, BE-ja mund të shtyjë procesin. Objektivi i qeverisë malazeze është që deri në vitin 2028, vendi të jetë kthyer në anëtarin e 28-të të Bashkimit Europian.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.