Trump: SHBA-të ndalojnë ndihmën e vjetore për Izraelin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kishte arritur një marrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas së cilës Uashingtoni do të ndalonte së ofruari ndihmë ushtarake për Izraelin pas fundit të këtij viti.

Duke folur për Fox News, Trump theksoi se Izraeli nuk kishte më nevojë për ndihmë, duke shtuar se disa demokratë dhe politikanë të krahut të majtë po e përdornin financimin specifik të SHBA-së për Izraelin si argument për të kritikuar republikanët.
“Lidhur me pagesat për Izraelin, unë dhe Netanyahu kemi rënë dakord që t’i japim Izraelit 4 miliardë dollarë në vit dhe tani po ndalojmë. Kjo marrëveshje u bë muaj më parë” , tha Trump.
“Ne kemi rënë dakord tashmë që, duke filluar nga fundi i këtij viti, nuk do t’i bëjmë më pagesa Izraelit. Sigurisht, do ta ndihmojmë Izraelin nëse lind nevoja” , shtoi ai.