Çfarë dënimi pret portierin Owono për vdekjen e sulmuesit spanjoll?
Futbollisti spanjoll Jesús de Miguel ka vdekur pas një përplasjeje fatale gjatë një ndeshjeje kundër FC Andorra. Portieri i Andorrës, Jesús Owono, është ndëshkuar me karton të kuq të drejtpërdrejtë. Sot, ekspertët të drejtës penale diskutojnë nëse Owono mund të përballet me pasoja penale për vdekjen e sulmuesit.

Futbollli është një sport kontakti, ku përplasjet fizike janë pjesë e lojës dhe lojtarët e pranojnë paraprakisht ekzistencën e këtij rreziku. Sipas María Barbancho, jo çdo ndërhyrje që përfundon me pasoja të rënda mund të konsiderohet automatikisht vepër penale. Megjithatë, ekziston një kufi mes rrezikut normal të lojës dhe veprimeve që mund të tejkalojnë atë që konsiderohet e pranueshme në një aktivitet sportiv.
Një nga çështjet kryesore lidhet me nenin 142 të Kodit Penal spanjoll, i cili parashikon veprën penale të vrasjes nga pakujdesia. Ky nen përcakton dy kategori dënimesh: pakujdesia e rëndë dhe pakujdesia më pak e rëndë. Megjithatë, ekzistenca e këtyre dispozitave ligjore nuk do të thotë se portieri do të përballet domosdoshmërisht me një dënim.
Blanca Alguacil nënvizon se fillimisht duhet të zhvillohet një hetim i plotë gjyqësor për të zbardhur rrethanat e vdekjes. Hapi i parë do të jetë autopsia, e cila duhet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe lidhjen e mundshme me përplasjen në fushën e lojës. Më pas, autoritetet duhet të vlerësojnë nëse portieri ka shkelur në mënyrë të rëndë standardet bazë të kujdesit që kërkohen gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli. Sipas vlerësimit paraprak të avokates, do të ishte e vështirë të provohej pakujdesia e rëndë në një aksion që ndodh gjatë një aktiviteti sportiv. Megjithatë, ajo thekson se çdo përfundim do të ishte i parakohshëm pa përfundimin e hetimeve.
Përveç hetimit të mundshëm penal, çështja do të shqyrtohet edhe nga organet disiplinore të futbollit spanjoll. Kompetenca për të vendosur mbi ndëshkimin sportiv i takon Komitetit të Garave të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), bazuar në raportin e arbitrit dhe Kodin Disiplinor. Në varësi të klasifikimit të ndërhyrjes, Owono mund të përballet me këto masa: lojë e rrezikshme me pasoja dëmtuese (neni 122): nga një deri në tri ndeshje pezullim ose deri në një muaj.