Rama: Takimi me Rutten, një kënaqësi për fjalët vlerësuese për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga takimi i tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rutten, në Bruksel. Rama ka shkruar se takimet e tij me Rutten janë gjithmonë të veçanta dhe se ai është dashamirës i hapur i Shqipërisë dhe vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës së tij të sotme në Bruksel, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rutten. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka ndarë disa foto nga takimi dhe ka shkruar se gjithmonë takimet e tij me Rutten janë të veçanta. Ai ka theksuar se Rutten është një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë.
Rama ka shprehur kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-së.