Bota

George Russell: Sezonin e 2026 nuk duhej të ishte viti im

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

George Russell shpalli se sezonin e 2026 nuk e kishte pritur dhe se ishte një sezon i vështirë për të përballoi.

Foto nga burimi: ‘Urime Kimit për sezonin e jashtëzakonshëm’/ George Russell thyen heshtjen pas triumfit të Antonellit: Ishte një sezon më shumë me ulje se me ngritje

Ky sezon nuk ishte aspak i lehtë për George Russell. Në vitin e tij të 8 në Botërorin e Formula 1, të shohësh shokun tënd të skuadrës të festojë titullin botëror përpara teje, nuk të jep asnjë kënaqësi. Piloti britanik e di që humbi një mundësi shumë të rëndësishme, që nuk duhet të të shpëtojnë; fitoren e titullit botërorit për pilotë. Pas një fillimi bindës të sezonit, 2026 e britanikut të Mercedes mori një tjetër rrjedhë. Russell vuajti shumë për ‘t’ia gjetur telat’ makinës së tij Ë17, ndryshe nga sa ndodhi me Andrea Kimi Antonelli që ishte shumë komod. Zhgënjimi i Russell u shfaq menjëherë, që në momentin kur përfundoi gara e së dielës në Meksikë, ku italiani me vendin e tretë i shoi përfundimisht ëndrrat për titull të britanikut i cili u largua menjëherë nga pista, përpara festimeve të organizuara nga skuderia gjermane për triumfin e Antonellit, madje nuk u paraqit as në takimin me median dhe për këtë veprim të tij Mercedes u gjobit me 5000 euro nga FIA. Tani George Russell vendosi të thyeje heshtjen dhe të flasë përmes një postimi në rrjetet sociale. ‘Më duket se është momenti i duhur për të folur me zemër- shkruante në postimin e tij Russell- ky sezon nisi ashtu siç shpresoja, por shumë shpejt u shkërrmoq për shkak të fatit të keq dhe paraqitjeve zhgënjyese. Është sezoni i im i parë i vërtetë ku kam pasur më shumë ditë negative sesa pozitive. A ishte e vështirë ta përballoja? Po, shumë. A ishte e vështirë të ringrihesha javë pas jave? Po, shumë. A kishte konfuzion ndonjëherë? Shpesh. Ajo që unë di është se dhashë të gjithë veten time dhe se 2026 nuk duhej të ishte viti im. Urime Kimit që pati një sezon absolutisht të jashtëzakonshëm.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.