Aktualitet
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë është i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Era pritet të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.