"Skenari i simuluar për aksident ajror në aeroportin e Rinasit: Qytetarët të mos u shqetësojnë"
Ministria e Mbrojtjes njofton qytetarët se sot në aeroportin e Rinasit do të zhvillohet një stërvitje e rëndësishme kërkim-shpëtimi, e quajtur "SAR-2026", e cila do të simuloi një aksident ajror. Stërvitja do të zhvillohet nga ora 10:30 deri në orën 12:00 dhe do të përfshijë Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Aeroporti i Tiranës, ALBCONTROL dhe institucione të tjera përgjegjëse për sigurinë e aviacionit civil.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot në aeroportin e Rinasit do të zhvillohet një stërvitje e rëndësishme kërkim-shpëtimi, e quajtur "SAR-2026". Stërvitja do të zhvillohet nga ora 10:30 deri në orën 12:00 dhe do të përfshijë Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Aeroporti i Tiranës, ALBCONTROL dhe institucione të tjera përgjegjëse për sigurinë e aviacionit civil.
Skenari i stërvitjes parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit. Përmes këtij simulimi do të testohet reagimi i strukturave përkatëse, koordinimi ndërinstitucional, si dhe procedurat për evakuimin dhe shpëtimin e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.
Gjatë zhvillimit të aktivitetit, qytetarët që ndodhen në zonën pranë aeroportit mund të vërejnë lëvizje të shtuar të ambulancave, zjarrfikësve dhe automjeteve të tjera të emergjencës. Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë situatë emergjente reale.
Stërvitja "SAR-2026" synon rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për përballimin e aksidenteve dhe situatave të emergjencës në aviacionin civil. Ministria e Mbrojtjes falënderon qytetarët për mirëkuptimin.