Kina: Jemi gati të bashkëpunojmë me SHBA-në, pavarësisht humbjes së Trump
Kina ka deklaruar se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.

Kina ka deklaruar se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, tha se zgjedhjet e mesit të mandatit janë një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara dhe se Pekini synon të ruajë komunikimin dhe bashkëpunimin me Uashingtonin. Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me Shtetet e Bashkuara për të mbështetur dhe zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve, për të forcuar komunikimin, për të menaxhuar siç duhet mosmarrëveshjet, për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive dhe strategjikisht të qëndrueshme mes Kinës dhe SHBA-së, bazuar në parimet e respektit, barazisë dhe reciprocitetit.