PORTO-NAPOLI NË TOP CHANNEL: Sfida e fundit për Napoli
Napoli do të luajë një ndeshje të rëndësishme kundër Portos në fushën e lojës, pas humbjes me Juventusin dhe rënjes në -14 pikë nga kreu i klasifikimit.

Napoli kthehet në fushën e lojës mbrëmjen e kësaj të mërkure për të luajtur kundër Portos në një sfidë që vjen pas humbjes me Juventusin në kampionat dhe që e bëri të zbresë në -14 pikë nga kreu i klasifikimit. Skuadra e Massimiliano Allegri duhet të bëjë llogaritë me mungesat e shumta, sidomos në mbrojtje, pas dëmtimit të Di Lorenzo dhe Olivera në ndeshjen ndaj Juventusit.
Trajneri toskan shpreson të rikuperojë të paktën Spinazzolën, në rast të kundërt do të jetë i detyruar të ndryshojë sistemin e lojës dhe të kthehet te skema 3-5-2. Hipoteza është krijimi i një reparti mbrojtjeje të përbërë nga Beukema, Rrahmani dhe Rafa Marin me Meret në portë.
Në mesfushë, De Bruyne ka një problem në kavilje, por Gilmour është favorit për të luajtur që nga minuta e parë së bashku me McTominay dhe Anguissa. Në krahun e djathtë është konfirmuar Politano, ndërsa në anën tjetër do të jetë sërish Noa Lang.
Në sulm, mbetet vetëm Giovane për t’u vendosur përkrah Hojlund, por nëse nuk do të jetë plotësisht gati, atëherë Lucca është aty për ta zëvendësuar. Sfida mes Portos dhe Napolit do të luhet në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Top Channel.