La Liga po mendon të shtyjë ndeshjet e fundjavës në Primera dhe Segunda Division
La Liga po mendon të shtyjë ndeshjet e fundjavës në Primera dhe Segunda Division në futbollin spanjoll, pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel.

La Liga po mendon të shtyjë ndeshjet e raundit të ardhshëm të ndeshjeve të dy kategorive më të larta të futbollit spanjoll, pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel. Sulmuesi ka vdekur pas një arresti kardiak të pësuar pas një përplasjeje me portierin kundërshtar në ndeshjen me FC Andorra.
Sipas informacioneve të dhëna në programin ‘El largero’ në rrjetin transmetues SER, La Liga po diskuton këtë temë dhe në orët në vazhdim do të merret edhe vendimi zyrtar. Megjithatë, kjo nuk është një çështje e lehtë, pasi ka faktorë të ndryshëm për t’u mbajtur në konsideratë, siç janë aspektet kontraktuale me operatorët televizivë, sponsorët dhe kalendarin. Është e mundur që java e 12 në La Liga dhe e 13 në La Liga 2 të shtyhen.