Autoritetet spanjolle konfirmojnë hapjen e hetimeve për vdekjen e Jesus de Miguel
Futbollisti i Tenerifes, Jesus de Miguel, vdiq pas një përpasje të fortë me portierin e FC Andorra, Jesus Owono, gjatë një ndeshjeje të futbollit.

Futbollisti i Tenerifes, Jesus de Miguel, vdiq pas një përpasje të fortë me portierin e FC Andorra, Jesus Owono, gjatë një ndeshjeje të futbollit. Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar hapjen e hetimeve për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
Policia Kombëtare në Spanjë ka konfirmuar hapjen e hetimeve për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, një lëvizje që është bërë sipas një protokolli rutinë për rastet e vdekjeve në spital dhe që vijnë si pasojë e traumave të ndodhura gjatë eventeve publike. Seksi i Vrasjeve në policinë spanjolle po heton raportet mjekësore dhe dinamikën e ngjarjes.
Mbrojtësi i FC Andorra, Lautaro Spatz, foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e hënë dhe tha se e gjithë skuadra është totalisht e dërrmuar nga kjo tragjedi. Ai theksoi se portieri i skuadrës, Jesus Owono, po e vuan shumë këtë ngjarje dhe se ai asnjëherë nuk do të lëndonte dikë me qëllim.