Kryebashkiaku ka shkruar përgjigjet për Gogun/ Avokati Ndreca: Ende nuk i është kryer ekzaminimi i frakturës në këmbë
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka dhënë detaje pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, i cili është transferuar në sektorin spitalor të burgut të Fierit për shkak të frakturës në këmbë dhe nevojës për trajtim mjekësor. Përmes një deklarate pas takimit, Ndreca ngriti shqetësimin për mosrealizimin e ekzaminimit të kërkuar për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të këmbës së Veliajt, ndërsa bëri të ditur se ky ekzaminim është kërkuar zyrtarisht prej afro dy javësh.

“Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike”, deklaroi Ndreca.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në burgun e Fierit, ku është transferuar në sektorin spitalor të institucionit për të vijuar trajtimin dhe rikuperimin e frakturës në këmbë.