Pas shpërthimit në pallatin në Elbasan, reagon Ministria e Arsimit: Mes të asfiksuarve edhe një fëmijë, viktimë 83-vjeçarja
Pas një shpërthimi në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan. Fatkeqësisht, një 83-vjeçar është gjetur i pajetë në vendngjarje.

Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë dhe Spitali Rajonal Elbasan ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të personave të lënduar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po ndjek situatën për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit të nevojshëm shëndetësor.
Informacioni mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve do të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore.