Sport

Champions League/ Arsenal dhe Manchester City fitojnë, Como dhuron spektakël

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Në ndeshjet e sotme të Ligës së Kampioneve, Arsenali dhe Manchester City fituan, ndërsa Como vazhdon të befasojë duke mundur Lensin 9-1.

Foto nga burimi: Champions League/ Arsenal nuk gabon, fiton Manchester City, Como dhuron spektakël

Arsenali nuk gaboi këtë të mërkurë në Ligën e Kampioneve. Skuadra londineze iu imponua Slavias së Pragës në transfertë duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe shkon në 10 pikë. Vetëm 9 minuta lojë i mjaftuan Arsenalit për të zhbllokuar rezultatin me Madueken i cili u gjet saktë nga Gyokeres duke mposhtur portierin kundërshtar për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës londineze. Pak minuta më vonë Merino kishte shansin për të shënuar golin e dytë për Arsenalin por gjuajtkja e tij u ndal nga Domchak. Më pas ishte Gyokeres që pati mundësinë pas një asisti të Merinos por i mungoi saktësia. Megjithatë suedezi në minutën e 38 arriti të gjejë rrugën e rrjetës teksa shënoi golin e dytë duke bërë që Arsenali të shkojë në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0. Në fundin e ndeshjes Slavia e Pragës shkurtoi shifrat në 2-1 me Noëak dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar i saj.

Manchester City ia doli të marrë 3 pikët në Gjermani teksa mundi Leipzigun 3-2. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Manchester City pas autogolit të shënuar nga Lukeba në minutën e 36 me këtë të fundit që tentoi të largojë një top të hedhur në zonë nga O’Reilly. Me të filluar pjesa e dytë, Leipzig barazoi shifrat në 1-1 me golin e Baku. Ekuilibri në rezultat zgjati shumë pak pasi Manchester City u rikthye në avantazhin 2-1 me golin e Enzo Fernandez. Kundërpërgjigja e leipzig ishte e menjëhershme me skuadrën gjermane që barazoi shifrat në 2-2 me golin e Nusa. Nuk mund të mungonte në takimin me golin Erling Haaland që 10 minuta nga fundi i ndeshjes shënoi golin e tretë për City duke e cuar rezultatin në 3-2 që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Como vijon të befasojë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Skuadra e Cesc Fabregas iu imponua Lens në fushën e këtij të fundit duke e mundur thellë 9-1 me skuadrën italiane që e sheh veten në vendin e katërt të klasifikimit. Në ndeshjet e tjera Borussia Dortmund fitoi me Betisin 2-1, Eindhoven humbi me Brugge 1-2, ndërsa Viking fitoi me Sabah Baku 4-1.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.