Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë
Hetimet për shkaqet e shpërthimit që shkatërroi një pallat në Elbasan dhe shkaktoi dy viktima kanë nisur. Ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë filluar të dokumentojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet mbërritja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit për të kryer një tjetër vlerësim të gjendjes së godinës. Bashkia e Elbasanit ka deklaruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për strehimin e banorëve të prekur nga ngjarja dhe për ndërhyrjet e mëtejshme që do të kërkohen në varësi të vlerësimit të situatës.