Aktualitet

Tensionet në Napoli, De Bruyne dhe Hojlund në qendër të përplasjes

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Tensionet në skuadrën e Napoli janë shfaqen pas humbjes në Porto, me futbollistët të zemëruar dhe të kërkojnë përgjegjësi.

Foto nga burimi: ‘Plas’ te Napoli, ‘fluturojnë’ fyerjet mes De Bruyne dhe Lucca, shpërthejnë Politano dhe Hojlund

Te Napoli shfaqen tensionet. Skuadra italiane u kthye nga Porto, me një humbje të rëndë, por edhe me përplasje brenda skuadrës. Për këtë mjafton të mendosh atë çfarë ndodhi në fushë në minutat e fundit; De Bruyne u kap me Lucca për një lëvizjë të gabuar dhe futbollisti italian iu kundërvu duke i thënë një frazë fyese disa herë.

Kjo klimë aspak e qetë u pa edhe te fjalët e futbollistëve të tjerë. Kështu Matteo Politano pas humbjes më të fundit deshi t’iu kërkojë ndjesë tifozëve: ‘Jam i zemëruar, duhet të bëjmë autokritikë, të heshtim dhe të punojmë -ishin fjalët e Politanos që më pas hodhi edhe një thumb ndaj shokëve të skuadres- Gjithnjë jam unë të dal, do të doja që të vinte edhe ndonjë shok tjetër skuadre për të dhënë shpjegime, jo vetëm ne italianët…’

Politano me këtë frazë mund t’i jetë referuar De Bruyne, zëri i të cilit që kur është transferuar te Napolit rrallëherë i është dëgjuar dhe jo Hojlund. Edhe danezi u shfaq para medias pas ndeshjes dhe u duk se ishte akoma më i zemëruar se Politano.

‘Nuk jam dakord me Allegrin, nuk luajtëm mirë ’-tha sulmuesi danez- duhet të shohim veten në pasqyrë dhe të marrim përsipër përgjegjësitë tona; që nga futbollistët e deri te trajneri e klubi. Duhet të punojmë të gjithë për t’u përmirësuar. Nuk mund të humbasim, u bënë vërtet shumë.’

Edhe një lider teknik dhe moral si Scott McTominay që nuk kërkon alibi të dëmtimet e shumta, nuk e fshehu frustimin e tij.

‘Jam me të vërtetë i zemëruar. Në këtë moment u bënë shumë. Ndodh në futboll, por tani u bënë shumë humbje -tha McTominay- e vetmja gjë që mund të bëjmë është të shohim para; jemi pak por duhet të reagojmë’

Për fatin e mirë apo të keq të skocezit, rasti për t’u ri ngritur do të vijë shumë shpejt, mesditën e së dielës në Maradona Stadium në sfidën me Lazion kryesuese. Napolit i kërkohet të bashkohet dhe të reagojë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.