Aktualitet
Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, detajet e para
Një sasi lënde plasëse është shpërthyer në një automjet në Elbasan, duke shkaktuar dëme në një automjet tjetër.

Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan, një sasi lënde plasëse është shpërthyer në një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D. Automjeti është përfshirë nga flakët dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi, është dëmtuar nga përhapja e flakëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij incidenti.