Sulmet e bandës së Klodian Carës në Athinë, 3 shqiptarë mes të arrestuarve
Banda e Klodian Carës ka kryer sulme në Athinë për të kërcënuar pronarët e bizneseve që nuk paguanin gjobë. 3 shqiptarë janë mes të arrestuarve.

Pamjet e sulmeve të bandës së Klodian Carës në Athinë janë ekskluzive për Top Channel. Burime policore kanë thënë se organizata kriminale e drejtuar prej një prej të burgosurve më të famshëm të burgjeve greke, Klodian Carës, ka kryer 3 sulme brenda pak muajsh për të kërcënuar pronarët e bizneseve të cilët refuzuan ti japin gjobë.
Mbas hetimeve disa mujore, policia ngriti akuza ndaj Carës dhe 5 personave të tjerë të përfshirë në shantazh dhe kërcënim të pronarëve të bizneseve që nuk paguanin. 3 prej të arrestuarve janë shqiptarë. Ata u dërguan në gjykatë e cila i la në burg, ndërsa ndaj Carës pritet të shtohen edhe më shumë vitet që do të mbahet në burg.
Hetimet janë shtrirë edhe për përfshirjen e personave të tjerë në këtë organizatë.