Aktualitet

Rama: Raporti i KE, një rrëfim i ri për Shqipërinë, çka duhet të hedhim hapat për të

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar progres-raportin e këtij viti të Komisionit Europian si më të mirin që Shqipëria ka marrë ndonjëherë, duke theksuar se vendi ka hyrë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Foto nga burimi: “Asnjë konstatim s’do anashkalohet”/ Progres-raporti i KE, Rama: Nuk flas vetëm për anën e ndritshme, por edhe për atë me hije të kësaj medaljeje

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar progres-raportin e këtij viti të Komisionit Europian si më të mirin që Shqipëria ka marrë ndonjëherë, duke theksuar se vendi ka hyrë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, pas dorëzimit të raportit, Rama u ndal edhe te problematikat e evidentuara nga Brukseli, përfshirë vonesat në gjykata, mbikëqyrjen parlamentare, cilësinë e opinionit publik dhe përdorimin e tepruar të forcës nga policia gjatë protestave.

“E nderuar ambasadore e BE-së në Shqipëri, e dashur Sofia, mirëseerdhët sot me raportin më të mirë të progresit që Shqipëria ka marrë në dorë ndonjëherë, çka tregon edhe këmbën tuaj të mbarë në përfaqësimin e BE-së në Shqipëri. Rrëfimi i rrugëtimit tonë është përcaktuar nga çfarë ne prisnim të ndodhte. Ky raport i publikuar dje nga KE përcakton një rrëfim të ri, jo më mbi atë që presim të ndodhë, por mbi hapat që duhet të hedhim. Fati europian i Shqipërisë është i gjithi në duart tona.

Ky është edhe lajmi i madh i raportit, kemi hyrë në fazën e fundit të anëtarësimit në BE, duhet kujdes në këtë kilometër të fundit, duke harmonizuar të gjitha institucionet e shtetit deri në pikëmbërritje. Niveli i gatishmërisë sonë është rritur ndjeshëm, evidenton një përparim në disa fusha si drejtësia, ekonomia, afrimi dhe përafrimi i legjislacionit. Nënvizon edhe faktin se SPAK ka dëshmuar pavarësi dhe rezultate. Kush kthen kokën në vitin 2016, kur mori jetë reforma në drejtësi, e kupton rëndësinë e këtij vlerësimi. Raporti evidenton edhe vonesat në gjykata, mungesat, vonesat e vendimeve për korrupsionin.

Po ashtu, raporti ngre shqetësime për funksionimin e institucioneve, mbikëqyrjen parlamentare dhe cilësinë e opinionit publik. Flet edhe për protestat, duke cituar edhe përdorimin e tepruar të forcës nga policia, teksa edhe dialogu nënvizohet si rruga ku duhet të përqendrohemi. Asnjë konstatim i raportit nuk mund të anashkalohet, ashtu si edhe ky i fundit. E drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet dënuar. Tejkalimi i forcës duhet shqyrtuar seriozisht. Dialogu është jetik dhe ne kemi përgjegjësinë për ta mundësuar atë. Nuk po flas vetëm për anën e ndritshme të këtij raporti, por edhe për atë me hije të kësaj medaljeje. Të dyja janë të vërteta dhe të dyja përbëjnë këndvështrimin realist të KE-së për Shqipërinë”, shprehet ndër të tjera Rama.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.