Egnatia pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës, kampionët e Shqipërisë bien në Rumani
Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, u mposhtën me rezultatin 2-0 nga Universitatea Craiova në ndeshjen e raundit të tretë të fazës së ligës.

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, u mposhtën me rezultatin 2-0 nga Universitatea Craiova në ndeshjen e raundit të tretë të fazës së ligës të Ligës së Konferencës. Skuadra rumune e Universitatea Craiova zgjodhi ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar dy herë brenda tetë minutave. Alexandru Cicâldău zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë, Nicusor Bancu shënoi të dytin.
Egnatia u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste me Fernando dhe Ledjo Beqjan, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. Situata u bë edhe më e vështirë për rrogozhinasit në minutën e 83-të, kur Eneo Bitri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me dhjetë lojtarë.
Pas këtij rezultati, Egnatia mbetet me dy pikë në renditjen e fazës së ligës, pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para, ndërsa tashmë regjistron edhe humbjen e parë në këtë kompeticion.