Atalanta nderon Berat Gjimshitin, tifozët e bëjnë një dedikim të veçantë
Atalanta nderon Berat Gjimshitin, kapitenin e Kombëtares shqiptare, me një pritje speciale dhe një baner me mesazhin "Duam 11 Gjimshitin".

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ishte i ftuar nderi në stadiumin “New Balance Arena” në Bergamo, përpara ndeshjes së Atalantës ndaj Kairat Almatit në Ligën e Konferencës. Klubi bergamask i rezervoi një pritje speciale për mbrojtësin shqiptar, duke i dhuruar një kornizë me fanellën dhe numrin 334, që përfaqëson ndeshjet e zhvilluara prej tij me fanellën e Atalantës.
Tifozët e Atalantës shpalosën një baner me mesazhin kuptimplotë: “Duam 11 Gjimshitin”, duke shprehur në këtë mënyrë respektin dhe vlerësimin për mbrojtësin shqiptar. Kjo është një dëshmi se kontributi i Gjimshitit në Bergamo ka lënë gjurmë të rëndësishme, përtej 334 ndeshjeve të luajtura.