Politikë
"Dritarja e dialogut është e hapur”, kryeministri Rama prezanton platformën e re të komunikimit me qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një platformë të re të komunikimit online për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një platformë të re të komunikimit online, përmes së cilës qytetarët do të kenë mundësi t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe qeverisë për problematikat që i shqetësojnë. Dritarja e Dialogut është e hapur, shkruan kreu i qeverisë bashkëngjitur me videon, ku shpjegon se si funksionon faqja.