Aktualitet

Veliaj publikon videon me AI: "Në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia"

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar miratimin e projekteve për ndërtimin e 15 çerdheve dhe kopshteve të reja në kryeqytet.

Foto nga burimi: Veliaj publikon videon me AI: Në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar miratimin e projekteve për ndërtimin e 15 çerdheve dhe kopshteve të reja në kryeqytet, ndërsa ndodhet në paraburgim prej 20 muajsh. Në reagimin e tij, Veliaj përmend edhe pretendimet për largimin antikushtetues nga detyra, transferimin nga një qeli në tjetrën dhe kërcënimet që, sipas tij, ka marrë gjatë qëndrimit në paraburgim. “Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës! Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130! Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!”, tha Veliaj.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.