Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthimin e çështjeve, Kushtetuesja miraton rregulloren e re për vettingun
Gjykata Kushtetuese ka miratuar rregulloren për shqyrtimin e kërkesave të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve, të cilët kërkojnë rishikimin e vendimeve të marra ndaj tyre në procesin e vettingut.

Gjykata Kushtetuese ka miratuar rregulloren për shqyrtimin e kërkesave të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve, të cilët kërkojnë rishikimin e vendimeve të marra ndaj tyre në procesin e vettingut. Edhe pse procesi i rivlerësimit kalimtar në Shqipëri ka përfunduar dhe mandatet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) kanë përfunduar, një numër ish-magjistratësh të shkarkuar i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimet e vettingut.
Rregullorja e re parashikon edhe praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) gjatë shqyrtimit të këtyre çështjeve. Në bazë të rregullores, vëzhguesit e ONM-së do të kenë të drejtë të njihen me dosjet gjyqësore, provat dhe dokumentacionin e administruar, të paraqesin gjetje dhe mendime me shkrim, si dhe të jenë të pranishëm në të gjitha fazat e shqyrtimit, përfshirë edhe dhomën e këshillimit.