Hetimet kundër një shqiptari të arrestuar në Greqi, çfarë zbuloi policia
Hetimet kundër një shqiptari të arrestuar në Greqi, çfarë zbuloi policia

Policia greke ka arrestuar një 43-vjeçarin shqiptar, i dënuar si autor i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 2020 në Greqi dhe i dyshuar si vrasës me pagesë. Fillimisht, ai u identifikua si Nikolin Pali, por më vonë u zbulua se ai mund të jetë një person i kërkuar në Shqipëri, i dënuar për vrasje.
Policia greke ka nisur një hetim të thelluar për të dyshuarin, pasi informacionet në rrugë operative e përfshijnë në ngjarje të rënda kriminale në të dyja shtetet. I arrestuari u gjet me pistoleta dhe granata në banesën e tij në Greqi. Hetimet vazhdojnë për të shpërndarë më shumë informacione rreth ngjarjeve të fundit të tij.