Eli Fara publikon foton e re me mesazhin e fortë, një muaj pas bujës së videove intime
Këngëtarja Eli Fara publikon një fotografi të re në Instagram, me këngën "She Knows Her Power" që mund të interpretohet si një mesazh për vetëbesim dhe forcë personale.

Pas një muaji nga publikimi dhe përhapja e videove intime që shkaktuan reagime të shumta në rrjet dhe në opinionin publik, personazhet e përfshirë duket se kanë vazhduar angazhimet dhe jetën e tyre të përditshme. Së fundmi, vëmendjen e ka tërhequr këngëtarja Eli Fara, e cila ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në profilin e saj në “Instagram”. Ajo që ka rënë në sy është kënga që shoqëron postimin, “She Knows Her Power” që në shqip përkthehet “Ajo e njeh fuqinë e saj”, një zgjedhje që mund të interpretohet si një mesazh për vetëbesimin dhe forcën personale. Ky publikim ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen te këngëtarja. Ndërkohë kujtojmë se në lidhje me videot intime, Eli Fara denoncoi personin që ka shpërndarë videot. Ndërsa ka deklaruar se nuk ka pretendime se Adi Hila mund të ketë nxjerrë pamjet e ka pretenduar, artistja ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të kamerave.