Aktualitet

Mjegulla "pushton" Kukësin, vështirësi në Rrugën e Kombit

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Mjegulla ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Fenomeni është shfaqur fillimisht në zonat e ulëta dhe lugina, për t’u shtrirë më pas në të gjithë hapësirën e qytetit dhe njësitë administrative përreth. Situata paraqitet problematike edhe në Rrugën e Kombit, ku mjegulla është veçanërisht e pranishme në segmentin Pobreg-Kolsh. Për shkak të fushëpamjes së kufizuar, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë distancën e sigurisë, me qëllim shmangien e aksidenteve të mundshme. Mjegulla është një fenomen natyror karakteristik p

Foto nga burimi: Mjegulla “pushton” Kukësin, vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

Mjegulla ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Fenomeni është shfaqur fillimisht në zonat e ulëta dhe lugina, për t’u shtrirë më pas në të gjithë hapësirën e qytetit dhe njësitë administrative përreth. Situata paraqitet problematike edhe në Rrugën e Kombit, ku mjegulla është veçanërisht e pranishme në segmentin Pobreg-Kolsh. Për shkak të fushëpamjes së kufizuar, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë distancën e sigurisë, me qëllim shmangien e aksidenteve të mundshme. Mjegulla është një fenomen natyror karakteristik për zonën e Kukësit gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht në orët e para të ditës. Ndërsa prania e saj në akset rrugore kërkon vëmendje të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.