Aktualitet

Rama zbulon destinacionin më të ri turistik në Tiranë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kryeministri Rama ka shpallur destinacionin më të ri turistik në Tiranë, duke paraqitur një "sofrë të gurtë" para godinës së Kryeministrisë.

Foto nga burimi: “Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama zbulon “destinacionin më të ri turistik” në Tiranë

Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë ka vendosur përpara godinës së Kryeministrisë “sofrën e gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”. Por jo vetëm kaq, pasi në “Facebook” Rama ka publikuar edhe disa imazhe ku kalimtarët janë ndaluar para “sofrës së gurtë” për të bërë fotografi. “MIRËMËNGJES 😍 dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur 😊”, ka shkruar kryeministri krahas fotove të postuara në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë herë pas here ka shprehur gatishmërinë që të dëgjojë shqetësimet e protestuesve, por deri më tani nuk e kanë pranuar ftesën e tij, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij. Ndërkohë në orën 14:00 pritet që të nisë protesta kombëtare para Ministrisë së Arsimit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.