Futbollistit i Parmës i grabitën banesën dhe objekte me vlerë 500 mijë euro
Futbollisti i Parmës, El Bilal Toure, ka qenë në një surprizë hidhur pasi banesa e tij ishte grabitur ndërsa ai ishte në fushën e lojës.

Futbollisti i Parmës, El Bilal Toure, ka qenë në një surprizë hidhur pasi banesa e tij ishte grabitur ndërsa ai ishte në fushën e lojës në New Balance Arena në sfidën e së hënës në 2 nëntor. Sipas 'La Gazzetta di Parma', futbollisti e zbuloi çfarë kishte ndodhur një ditë më pas, kur u kthye në banesën e tij pasi kishte fjetur në Collecchio. Grabitësit kishin thyen derën për të hyrë, vepruan me qetësinë më të madhe duke vjedhur orë e bizhuteri për një vlerë prej 500 mijë eurosh. Hetimet për këtë ngjarje kanë nisur ku thelbësore do të jenë pamjet e regjistruara nga telekamerat për të zbardhur një vjedhje që duket se është vepër e një grupi profesionistësh.