Gonçalo Ramos, mallkimi i numrit 9 vazhdon, Milan, kosto mbi 6 mln euro për gjuajtje
Gonçalo Ramos, sulmuesi i Milanit, vazhdon të jetë një mallkimi për klubi, pasi ka gjuajtur në portë në 13 ndeshjet e para të sezonit, duke kushtuar klubit rreth 6.3 milionë euro.

Në internet e kanë ‘pagëzuar’ me emrin ‘Ghostalo’, një fantazmë me numrin 9 i Milanit, një numër që prej 10 vitesh duket se është i mallkuar, me përjashtim të Olivier Giroud. Përtej hipotezave, në fakt janë shifrat që flasin qartë dhe ato të Gonçalo Ramos janë alarmante; në 13 ndeshjet e para të sezonit, ish qendërsulmuesi i Paris Saint Germain ka gjuajtur në drejtim të portave kundërshtare 11 herë me një mesatare nën 1 gjuajtje për ndeshje(me dy gola, njëri prej të cilëve me penallti). Duke marrë në konsideratë shifrën e 70 milionë eurove të investuara nga Milani që e bënë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Milanit, çdo goditje në portë, iu ka kushtuar kuqezinjve deri tani rreth 6.3 milionë euro, shifër që tregon regresin e thellë të sulmuesit portugez që në Serie A është i 16 për gjuajtjet e tentuara(25), i 15 për gjuajtjet brenda kuadratit të portës(10) dhe i 50 për pritshmëritë për gol çdo 90 minuta(0.20) që është njësoj si…Gleison Bremer.