Aksident i frikshëm në MotoGP, Bagnaia humbi ndjenjat për pak momente
Piloti italian Francesco Bagnaia pësoi një aksident të rëndë në kthesën e 16-të të sprintit të Çmimit të Madh të Katarit në MotoGP, duke humbur për pak momente ndjenjat.

Sprinti i Çmimit të Madh të Katarit në MotoGP është ndërprerë me flamur të kuq pas një aksidenti të frikshëm në kthesën e 16-të, ku përfshi që piloti italian Francesco Bagnaia. Bagnaia, një herë kampion i botës, kishte filluar mirë garën, duke u ngjitur në vendin e dytë, por më pas kishte zbritur në pozitën e pestë. Në kthesën e 16-të, Fermin Aldeguer, gjithashtu pilot i Ducati-t, tentoi të parakalonte Pedro Acostën e KTM-së, por në manovër përfundoi duke goditur motorin e Bagnaia-s. Përplasja shkaktoi një rrëzim të dhunshëm, me italianin që pësoi një highside të frikshëm dhe u përplas fort në asfalt. Sipas raportimeve fillestare, Bagnaia dyshohet se humbi për pak momente ndjenjat, por ishte rikthyer në vetëdije kur stafi mjekësor mbërriti pranë tij në zonën e zhavorrit. Piloti italian u transportua me barelë drejt qendrës mjekësore për kontrolle të mëtejshme. Ndërkohë, organizatorët vendosën të ndërpresin menjëherë sprintin me flamur të kuq, për t’i dhënë mundësi ekipeve të ndërhynin pas incidentit të rëndë.