"Gimbos i vodhën makinën" - Selin Bollati zbulon incidentin e rëndë
Fituesja e "Big Brother VIP Albania 5" dhe pjesë e panelit të "Goca dhe Gra", Selin Bollati, ka zbuluar një incident të rëndë që i ka ndodhur të dashurit të saj Gimbo.

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, gjithashtu pjesë e panelit të “Goca dhe Gra”, Selin Bollati, ka zbuluar një incident të rëndë që i ka ndodhur të dashurit të saj Gimbo. Ish-banorit të “BBVip” i kanë vjedhur makinën, teksa Selin tregon edhe kalvarin e telasheve. “24 orët e fundit serial! Gimbos i vodhën makinën (dhe parfumin tim). Gjumi e pa të arsyeshme që nuk më duhej mbrëmë në trup. Pasi fjeta sot në mëngjes, telefoni nuk pushonte. Nervat tel!!! Njerëz me energji të keqe. Jam e inatosur, më duhen ca pushime”, shkruan Selin në Instagramin e saj.