Roma ende e pathyer në Serie A, verdhekuqtë fitojnë pastër me Sassuolon dhe parakalojnë Interin
Roma e humbi pastër me Sassuolon dhe ruan ende pathyeshmërinë në kampionat, ndërsa verdhekuqtë shkuan në 27 pikë dhe parakalonin Interin.

Roma e la pas krahëve humbjen dramatike të pësuar nga Manchester United në mesjavë në Ligën e Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Gasperini mundi pastër Sassuolon me rezultatin 3-0 në sfidën e javës së 11 dhe ruan ende pathyeshmërinë në kampionat. Roma e vendosi ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 2-0. Ishte Hermoso ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 27 që shfrytëzoi një lëvizje të Malen duke marrë topin nga krahu i djathtë dhe me një gjuajtje me të majtën e dërgoi topin në rrjetë. Kaluan vetëm 3 minuta dhe verdhekuqtë dyfishuan shifrat në 2-0 këtë radhë falë një autogoli të Walukiewicz. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 59 erdhi edhe goli i tretë për verdhekuqtë me Rodrigo Moran që me një gjuajtje në diagonal dhe rezultati shkoi në 3-0. Dominimi i Romës ishte total dhe Malen kishte shansin për të shënuar edhe golin e katërt me holandezin që kaloi Muric, por gjuajtja ishte e dobët dhe mbrojtja e Sassuolos ndërhyri për të larguar rrezikun. Gjërat nuk ndryshuan deri në fundin e takimit dhe sfida u mbyll 3-0 me Romën që shkon në 27 pikë, 1 më pak se Lazio kryesuese që do të luajë mesditën e së dielës me Napolin.