Video/ Vetëm 17 vjeç, talenti që la Shqipërinë për SHBA-në gjen rrjetën në MLS
Adri Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në SHBA, duke konfirmuar potencialin e tij me paraqitje dhe gola në kampionatin amerikan.

Adri Mehmeti, një talent 17-vjeçar shqiptar, vazhdon të shkëlqejë në SHBA. Ai ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e New York Red Bulls dhe është protagonist në fitoren 3-0 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në MLS. Mehmeti ka konfirmuar potencialin e tij me paraqitje dhe gola në kampionatin amerikan.
Mehmeti ka zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të. Pas një goditjeje të ndalur fillimisht nga portieri kundërshtar, ai reagoi shpejt, shmangu ndërhyrjen e tij të dytë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar New York Red Bulls në avantazh. Ky ishte goli i dytë i Mehmetit në sezonin 2026 të MLS-së. Përveç realizimeve, ai ka regjistruar edhe nëntë kontribute të tjera në gola, duke e mbyllur sezonin me 11 kontribute në total.
New York Red Bulls vulosi suksesin në pjesën e dytë me golat e Cade Cowell në minutën e 54-t dhe Jahkeele Marshall-Rutty në minutën e 81-të. Në krahun tjetër, mbrojtësi shqiptar Enea Mihaj nuk ishte në dispozicion të Atlanta United për këtë takim, për shkak të një problemi fizik. Skuadra e drejtuar nga Gerardo Martino e mbylli kështu sezonin me një humbje 3-0.