Aliba Bellingham: Jemi thjesht miq, nuk kemi lidhje romantike me Andrew Mountbatten-Windsor
Gruaja që u përfol si partnerja e re e Andrew Mountbatten-Windsor, Aliba Bellingham, ka mohuar lidhjen romantike me ish-princin britanik, duke thënë se janë vetëm miq dhe kanë interes të përbashkët në kuajt dhe qentë.

Aliba Bellingham, gruaja që u përfol si partnerja e re e Andrew Mountbatten-Windsor, ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve për një lidhje të mundshme me ish-princin britanik, duke i mohuar kategorikisht ato. Ajo ka sqaruar se mes tyre nuk ka një marrëdhënie romantike, por vetëm një njohje të hershme dhe interesa të përbashkëta. Bellingham ka thënë se takohen vetëm herë pas here për të biseduar rreth interesave të përbashkëta dhe se nuk e gjykon Andrew-n për të kaluarën e tij. Ajo mendon se ai ka gjetur një ambient të përshtatshëm në Norfolk, ku mund të shijojë jetën larg vëmendjes publike. Bellingham ka hedhur poshtë edhe mënyrën se si lindën thashethemet për lidhjen e tyre, duke thënë se gjithçka nisi pasi një gazetar amerikan mësoi se ajo kishte shkuar për çaj me të. Vëllai i saj, Henry Bellingham, ka konfirmuar se familja e tyre ka pasur lidhje të ngushta me familjen mbretërore që në fëmijëri.