Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën 4 të vdekur dhe mbi 90 të plagosur
Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku dy trena janë përplasur dhe kanë mbetur të paktën katër persona të vdekur dhe mbi 90 të plagosur.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën katër persona të vdekur dhe mbi 90 të plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila konfirmoi bilancin paraprak të viktimave dhe të të plagosurve.
Si pasojë e përplasjes, disa vagonë kanë dalë nga shinat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e shpëtimit për t'u ardhur në ndihmë të dëmtuarve. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në zonë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi shkaqet e aksidentit.