Politikë

PD-PS rikthehen në tryezë për “Zgjedhoren”

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste rikthehen në tryezë për të diskutuar reformën zgjedhorë, pas disa muajsh pushimi. Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të nisë punën pa dakordësinë e palëve.

Foto nga burimi: PD-PS rikthehen në tryezë për “Zgjedhoren”/ Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm, por nuk ka dakordësi mes palëve për agjendën

Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vijojnë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të ulen përballë njëra-tjetrës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Pas disa muajsh pushimi, të hënën rimblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, i cili duket se do të nisë punën pa dakordësinë e palëve.

Burime nga selia blu bënë me dije për Top Channel se agjenda e mbledhjes është imponuar nga socialistët, të cilët synojnë të plotësojnë kuadrin ligjor sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve vendore pas miratimit të ndarjes së re territoriale, që ndan vendin në 46 bashki.

Në mbledhjen e së hënës, në rend dite janë parashikuar dy çështje: diskutimi i detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, në kuadër të procesit të reformës zgjedhore; dhe vijimi i shqyrtimit të detyrave të lëna lidhur me projektligjin “Për financimin e partive politike” dhe çështjeve të mbetura të reformës zgjedhore.

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna të përqendrohet te zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe që Reforma Zgjedhore të garantojë ndarjen e shtetit nga partia në pushtet.

Sa i përket sistemit të ri zgjedhor, Partia Demokratike është shprehur për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë, ndërsa socialistët janë të hapur që të diskutojnë sistemin, me kushtin që në paketën e ndryshimeve kushtetuese të përfshihet edhe ulja e numrit të deputetëve nga 140 në 101.

Komisioni i Reformës Zgjedhore bashkëdrejtohet nga Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Damian Gjiknuri nga radhët e PS, ndërsa mandati i këtij komisioni përfundon në fund të muajit nëntor.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.