Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, një person i plagosur
Regjistruar një aksident rrugor në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë, një person i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, Dropull. Përplasja midis një automjeti dhe një motoçiklete ka shkaktuar plagë për drejtuesin e motorit, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetime për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti rrugor.