Hetimi i antimafias italian për pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës
Hetimet e antimafias italiane kanë zbuluar një skemë ndërkombëtare të pastrimit të të paktën 14 milionë eurove, të përfituara nga trafikimi i 240 kilogramëve kokainë.

Hetimet kanë zbuluar një skemë ndërkombëtare të pastrimit të të paktën 14 milionë eurove, të përfituara nga trafikimi i 240 kilogramëve kokainë. Paratë dyshohet se konvertoheshin në shufra ari, të cilat më pas transportoheshin nga Italia drejt Shqipërisë, duke përdorur si mbulesë kompani që merreshin me përpunimin dhe tregtimin e metaleve të çmuara. Emri i 26-vjeçarit dhe i disa familjarëve të tij, përfshirë bashkëshorten Armela Luka, shfaqet në dokumentet e hetimit “Caveau 38”. Sipas hetuesve, familjarët e tij dyshohet se shërbenin si pika ku dorëzoheshin të ardhurat e paligjshme nga narkotrafiku. Në dosje përmenden edhe biseda të zhvilluara përmes aplikacioneve të enkriptuara, ku diskutohej transportimi i qindra mijëra eurove drejt Gjermanisë dhe Spanjës.