Buxheti 2027: Bujqësia do të kishte 1.1 mld lekë më shumë, por 47% do të shpërndahet në katër drejtime kryesore
Buxheti i bujqësisë për vitin 2027 do të jetë 17.9 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 1.1 miliardë lekësh krahasuar me një vit më parë. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka deklaruar se 47% e fondeve do të përqendrohen në katër drejtime kryesore: zhvillimin e qëndrueshëm dhe zonat rurale, sigurinë ushqimore, peshkimin dhe përforcimin e infrastrukturës së kullimit.

Salla ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2026, ndërsa edhe mbështetja për fermerët do të jetë 10% më e lartë. Ai ka gjithashtu deklaruar se, përveç fondeve të parashikuara në buxhet, janë siguruar edhe 72 milionë euro nga Banka Botërore për ngritjen e laboratorëve.
Deputeti i opozitës, Shkurt Lasku, ka kritikuar bujqësinë si një sektor të diskriminuar në shpërndarjen e fondeve publike. Ai ka argumentuar se rritja ekonomike e vendit mbështetet kryesisht te shërbimet dhe ndërtimi, ndërsa financimi për bujqësinë mbetet i pamjaftueshëm. Sipas tij, pesha prej 0.02% e financimit është shumë e ulët dhe qeveria duhet të kishte zhvilluar një debat për rritjen e mbështetjes për këtë sektor.
Një tjetër çështje e ngritur gjatë diskutimeve ishte programi IPARD III. Ministri Salla ka sqaruar se në shtator të këtij viti është dërguar dokumentacioni i kërkuar dhe se tashmë pritet përgjigjja përfundimtare nga Bashkimi Europian, pasi, sipas tij, janë plotësuar kushtet e nevojshme.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit të Bujqësisë votuan njëzëri në parim projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”.