Bota
Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare për garantimin e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ka takuar Presidentin Emmanuel Macron në pallatin Elize, për të diskutuar temat me interes të përbashkët në kornizën e Forumit të Paqes.