Policia e Shtetit ngre alarmin për mashtrimet me SMS: Kujdes me mesazhet në emër të institucioneve
Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për përhapjen e fushatave të reja të mashtrimit përmes mesazheve SMS, të njohura si smishing. Qytetarët janë të këshilluar të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos vendosin të dhënat e tyre bankare në faqe të dyshimta.

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për përhapjen e fushatave të reja të mashtrimit përmes mesazheve SMS, të njohura si smishing. Këto fushata vijnë në vijim të rasteve të evidentuara më parë, ku autorët, duke u prezantuar në mënyrë të rreme si institucione bankare, kanë tentuar të mashtrojnë qytetarët përmes faqeve të falsifikuara të internetit.
Mesazhet përmbajnë lidhje elektronike (linke), të cilat i orientojnë qytetarët drejt faqeve të falsifikuara të internetit, që imitojnë faqet zyrtare të institucioneve përkatëse. Qëllimi i këtyre fushatave është mashtrimi i qytetarëve për të siguruar të dhënat e tyre personale dhe bankare.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos klikoni në lidhje të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve, pavarësisht institucionit në emër të të cilit paraqiten. Mos vendosni të dhënat e kartave bankare, kodet CVV/CVC apo kodet e verifikimit në faqe të hapura përmes këtyre mesazheve. Verifikoni çdo njoftim për pagesa gjoba.