REKORDI HISTORIK I KINËS, SUFICITI TREGTAR KAPËRCEN 1 TRILION DOLLARË NË VETËM 10 MUAJ
Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1.04 trilion dollarësh në 10 muajt e parë të vitit 2026, duke kaluar për të dytin vit radhazi pragun e 1 trilion dollarëve. Eksportet u rritën me 35.2% në tetor, ndërsa importet shënuan një zgjerim të ndjeshëm, duke u rritur me 41.6% në tetor.

Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1.04 trilion dollarësh në 10 muajt e parë të vitit 2026, duke kaluar për të dytin vit radhazi pragun e 1 trilion dollarëve. Kjo është një shifër që është arritur një muaj më herët se në vitin 2025, dhe është ndihmuar kryesisht nga rritja e kërkesës globale për produkte teknologjike dhe investimet masive në infrastrukturën e inteligjencës artificiale.
Eksportet kineze u rritën me 35.2% në tetor, duke tejkaluar parashikimet e ekonomistëve, të cilët prisnin një rritje prej 33.5%. Importet shënuan një zgjerim të ndjeshëm, duke u rritur me 41.6% në tetor, duke shënuar një shifër më e lartë se parashikimi mesatar prej 32% i ekonomistëve të anketuar nga Reuters.
Megjithatë, suficiti rekord po shton shqetësimet për çekuilibrat në ekonominë kineze dhe mund të përkeqësojë marrëdhëniet tregtare me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Bashkimin Evropian. Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar masa më të forta kufizuese ndaj importeve nga Kina, ndërsa Brukseli dhe Pekini kanë arritur një marrëveshje për kufizimin e eksporteve kineze të automjeteve hibride drejt tregut evropian në vitet e ardhshme.
Meqenëse masat ende nuk kanë hyrë në fuqi, prodhuesit kinezë pritet të përshpejtojnë dërgesat drejt Evropës përpara zbatimit të tyre, duke ndikuar në rritjen e eksporteve në periudhën e afërt. Në të njëjtën kohë, Kina ka njoftuar zgjatjen me dy muaj të armëpushimit tregtar me Shtetet e Bashkuara, i cili pritej të përfundonte më 10 nëntor.
Pavarësisht performancës së fortë të eksporteve, ekonomia kineze vazhdon të përballet me vështirësi në tregun e brendshëm. Konsumatorët mbeten të rezervuar në shpenzime, ndërsa kriza e zgjatur në sektorin e pasurive të paluajtshme ka dëmtuar pasurinë e familjeve dhe besimin te perspektiva ekonomike. Kërkesa e dobët brenda vendit ka shtyrë edhe prodhuesit kinezë të automjeteve të orientohen gjithnjë e më shumë drejt tregjeve të huaja.