Interi kërkon të rinovojë kontratën e Calhanoglu, Carlos Augusto dhe Thuram
Interi kërkon të rinovojë kontratën e tre futbollistëve të tij, Calhanoglu, Carlos Augusto dhe Thuram, duke kërkuar një marrëveshje për një pagë më e ulët se ajo aktuale.

Interi është duke kërkuar të rinovojë kontratën e tre futbollistëve të tij, Calhanoglu, Carlos Augusto dhe Thuram. Në rastin e Calhanoglu, që aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren turke, në javët e kaluar u krijuan dyshime për qëndrimin e tij te kampionët e Italisë. Agjenti i futbollistit, Gordon Stipic është takuar me presidentin Marotta dhe Drejtorin Sportiv Baccin për të mbyllur gjithçka me shumë mundësi brenda këtij viti dhe për të rinovuar kontratën e futbollistit edhe për një vit tjetër.
Tashmë është arritur marrëveshja për kohëzgjatjen, por jo për shifrat. Do të jetë një pagë më e ulët se ajo aktuale prej 6.5 milionë euro, me përqindje të variablave më të artikuluara. Në këtë pikë palët nuk janë aq larg sa mund të duket. Mosha dhe problemet fizike në 2 vitet e fundit e bëjnë Interin të tregohet më i kujdesshëm, por nuk e zbehin besimin e klubit të Calhanoglu, gjë që është thelbësore përsa i përket taktikës zikaltër.
Ndërkaq, në tryezën e Interit janë edhe dosjet e Carlos Augusto dhe Thuram. Braziliani është gati të rinovojë me Interin deri në 2031, teksa konsiderohet si një pikë e fortë e skuadrës për të tashmen dhe të ardhmen. Në rastin e Thuram, me sulmuesin francez kanë nisur kontaktet e para për një rinovim përtej viti 2028. Ideja në këtë rast është që me francezin të ndiqet e njëjta rrugë si me Lautaro Martinez.