Sociale
Punëtori 57-vjeçar bie nga lartësia në Pogradec, transportohet në spital
Një punëtor 57-vjeçar është dëmtuar pasi ka rënë nga lartësia në Pogradec.

Një 57-vjeçar është dëmtuar pasi ka rënë nga lartësia, teksa po punonte në fasadën e një pallati në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa rreth orës 08:30, i dëmtuari me inicialet A.G. është paraqitur në urgjencën e spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e rënies nga lartësia.